Hamiti lulëzon ende pa qelë pranvera
Mesfushori ofenziv i Ferizajit, Genc Hamiti shënoi dy gola në fitoren 2-0 ndaj Trepçës ’89.
Ish futbollisti i Drenicës dy golat i realizoi brenda dy minutash, pas asistimeve të Dren Gashit.
Kjo i bie që Hamiti shënoi për dy minuta më tepër gola se që kishte shënuar për 17 ndeshje në vjeshtë me Ferizajin.
Skuadra e Bylbyl Sokolit, edhe pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e 11-të që dërgon në Ligën e parë me 18 pikë. /Indeksonline/