75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hamiti në KQZ: Ka ndodh “treni bullgar”  i VV-së në Prishtinë (Video)

Sami Hamiti anëtar në KQZ nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër votimit  për rezultatin përfundimtar në KQZ sa i përket komunës së Prishtinës.

Ai ka thënë se në Prishtinë ka ndodhur “treni bullgar” i VV e cila ka bërë presion e trysni në opinion duke ndikuar në vendimin e Gjykatës Supreme, shkruan Indeksonline.

“LDK në PZAP ka dërgu ankesë ma herët lidhur me rinumërimin për shkak të disa ankesave nga disa vendvotime. Gjykata supreme vendosi të anulojë dhe është vazhdu me rinumërim me kusht e votë në këtë komunë. Gjatë rinumërimit të votave me kusht doli në shesh ka bo trysni që të bëhet numërimi i votave më kusht para së të bëhet rinumërimi në tërësi i kutive të votimit.Dhe me shqetësim kanë bo opionione, trysni sa të merr vendim gjykata supreme.  Ka ndodh treni bullgar në Prishtinë, se LDK nuk u friksu se s’ka bë asgjë që të bëjë trysni. Unë mëndoj që problemet që janë sjell që mos të bëhet rinumërimi është se diqka ka ndodh në kuti. Pse me u bo kjo. Prandja nuk votoj” ka thënë ai./Indeksonline/