16:32 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / A. M.

Hamiti: Vrasjet si kjo në Francë s’kanë asnjë lidhje me Zotin e as profetin, Muhamed!

Xhabir Hamiti, profesor i studimeve islame, është përfshirë ngjarjes së fundit të vrasjes së tre personave në Francë, që u bën kinse në emër të fesë.

Sipas tij, këto veprime nuk ndjekin fenë islame apo veprimet e profetit, Muhamed, transmeton Indeksonline

“Nuk ekziston asnjë dokument i shkruar historik, i cili  dokumenton  se, i dërguari  Muhamed,  ka plagosur apo vrarë ndonjë njeri në jetën e tij, vetëm pse  ai ose ajo i ka qenë pjesë e një komuniteti tjetër fetar.

Vrasjet në pabesi dhe në kushte paqeje, si kjo sot në Francë apo edhe  kudo tjetër  që ka ndodhur më herët, nuk kanë asnjë lidhje me Zotin e as me të Dërguarin  e Tij”, ka deklaruar ai.

France goes on maximum alert after attack at church kills 3