18:51 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Hamsik po kthehet në Europë te ish-skuadra?

Mesfushori i njohur sllovak, Marek Hamsik është afër rikthimit në futbollin Europian pasi është afër prishjes së marrëveshjes me klubin kinez, Dalian Pro.

33-vjeçarit i skadon kontratë në fund të këtij viti me klubin kinez, por ai mund të rikthehet të luaj në Europë para se në Kinë të filloj sezoni i ri, transmeton IndeksOnline.

Ashtu siç shkruajnë mediat e huaja, golashënuesi më i mirë në histori të Napolit është afër rikthimit në ish-skuadrën, aty ku nisi karrierën – Slovan Bratislava.

Kujtojmë që Hamsik u largua nga Napoli gjatë sezonit 2019. Dikur ai luajti edhe për ekipin e Brescias./IndeksOnline/