Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës në Mitrovicë, rasti dërgohet në organet e drejtësisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Kulturës Fahri Jasharin. I cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, thuhet në vendimine shkarkimit.

Po ashtu nga zyra Ligjore e Komunës ju janë dorëzuar materialet përkatëse në institucionet kompetente, me arsyetimin se ka pasur veprime që mund të dëmtonin buxhetin komunal nga Jashari. Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa besohet se me ndërhyrjen e hershme është parandaluar një dëm i mundshëm financiar ndaj Komunës së Mitrovicës.