75 Mall Live Search
12:14 / E Hënë, 06 Janar 2025 / Z S

Hamza: 131-shi është numri që sjell mundësi dhe zhvillim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në bazë të shortit PDK-ja do të garojë me numrin 131. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.

Hamza është shprehur se 131-shi është numri që sjell mundësi dhe zhvillim.

”131-shi është numri që sjell mundësi dhe zhvillim. Është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hazma.

131-shi për Kosovën që mundet ma mirë, ka shtuar më tej ai./Indeksonline/