Hamza: Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjën ‘’Dardania’’ në Prishtinë.
Ai është shprehur se asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt.
‘’Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt. Thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator? A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore?’’, ka shkruar Hamza.
Këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë, unë ofroj zgjidhje për to, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/