75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 09 Janar 2026 / H F

Hamza: Besimi i qytetarëve dëshmon forcën e PDK-së në një garë të vështirë dhe të pabarabartë

Pas përfundimit të numërimit të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 192,407 vota, duke u renditur e dyta në garën zgjedhore.

Hamza, falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi përgjegjësinë që vjen me këtë mbështetje.

“Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe. Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson. Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, shkruan mes tjerash Hamza.