75 Mall Live Search
16:23 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / MSH1

Hamza deklarohet shkurtimisht para takimit me Kurtin

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbajnë takim kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Duke hyrë në Kuvend, Hamza tha shkurtimisht përpara mediave se po takohen për të biseduar për situatën aktuale politike.

“Tema e diskutimit është situata aktuale politike”, ka thënë Hamza, pak ditë para afatit të fundit për të zgjedhur presidentin/en e ardhshme të vendit.

Nga ana tjetër, Kurti u shpreh se po punohet për t’u gjetur zgjidhja e emrit të kryetarit të vendit.

“Tash po shkojmë në takim, po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, ka deklaruar Kurti.