19:48 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

Hamza: Do të ndahen shtesa për 2 mijë familje me asistencë sociale

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur se për dy vitë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, do të ndahen 100 euro shtesë për familje në asistencë sociale në qytetin tonë.

Hamza, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se rreth 2 mijë familje do të përfitojnë nga kjo shtesë.

“Të dashur qytetarë,

Për vitin e dytë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, po ndajmë 100 euro shtesë për mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në qytetin tonë!

Bashkë për qytetarët dhe qytetin tonë!”, ka thënë Hamza./IndeksOnline/