Hamza fitoi në Mitrovicë, por Bahtiri është i preferuari i diasporës

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve sot ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.
Indeksonline ka siguruar rezultatet e votave të diasporës për Komunën e Mitrovicës.
I preferuari i diasporës është Agim Bahtiri i VV-së. Ai mori 69 vota.
Bedri Hamza i PDK-së ka marrë 40 vota kurse Armend Agolli i LDK-së 19 vota.
Kujtojmë që këto zgjedhje në Mitrovicë ka fituar Bedri Hamza i PDK-së me 53,86%, sipas rezultateve preliminare.
