75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / S Z

Hamza i bën thirrje qytetarëve të Mitrovicës: Dilni dhe votoni, çdo votë bën diferencën

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në balotazhin e sotëm.

Në një postim në Facebook, Hamza ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe mund të ndikojë në rezultatin final.

“Tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën. Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja masive është kyçe për forcimin e zërit qytetar dhe përfaqësimit të Mitrovicës.

“Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë. Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën”, ka përfunduar ai.