75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Z S

Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë

Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.

Kështu ka deklaruar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza deri sa ka vizituar një biznes.

”Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë. Për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, ne do ta mbështesim modernizimin e teknologjisë së prodhimit. Edhe depërtimin e produkteve vendore në tregjet e jashtme do ta ndihmojmë, duke shfrytëzuar praninë diplomatike nëpër botë”, ka shkruar Rama.

Kosova mundet ma mirë. Ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë, ka shtuar më tutje Hamza./Indeksonline