75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / AR

Hamza: Kosovës i duhet dera e hapur në Amerikë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamza ka deklaruar se do të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse i arrin të marrë votat e duhura për t’u bërë kryeministër i Kosovës.

Thotë se do të bashkëpunojë ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump.

Hamza, në intervistën në Rubikon ka deklaruara se Kosovës i duhet dera e hapur në Amerikë dhe se ajo duhet të jetë adresa e parë ku Kosova mund të drejtohet si shtet.

“Kosova ka qenë me fat edhe është rast i rrallë që është përkrahë nga të dy partitë politike në SHBA, edhe nga republikan edhe nga demokratë. Në kohën e bombardimeve ka qenë Klintoni demokrat, në kohën e pavarësisë ka qenë Bushi republikan, të dy partitë e kanë përkrahur gjithmonë Kosovën”.

“Ne duhet të zhvillojmë raporte të mira me SHBA-në edhe gjithmonë të jemi mirënjohës e falenderues dhe të jetë adresa jonë e pare ku të drejtohemi. Prandaj edhe me administratën e presidentit Trump do të punojmë ngushtë. Fatkeqësisht nuk kemi qenë mjaftueshëm prezent në Uashington dhe në qendrat e tjera vendimmarrëse gjithandej botës viteve të fundit. Ne duhet të jemi shumë prezent, të jemi komunikues me ta, të bisedojmë për nevojat tona t`i dëgjojmë edhe këshillat edhe kërkesat. Neve na duhet bashkëpunim i ngushtë sa ma shumë që e kemi derën e hapur. Ne na duhet një derë e hapur me SHBA-në, për atë që merremi vesh ta repektojmë në përpikmëri”, ka deklaruar Hamza.