21:06 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Hamza: Mungesa e Thaçit dhe Veselit ka mobilizuar PDK-në, do të dalim mirë në zgjedhje

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, duke folur për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se kanë një program të mirë dhe se beson se do të dalin mirë.

“PDK kur ka hy në zgjedhja ka hy me sondazhe të ulëta, por ka dalë më lartë, jemi të përgatitur, besoj që kemi një program të mirë, të bëjmë përpjekje për situatën aktuale, si ekonomike, ashtu edhe në shëndetësi.

Kemi kandidatë të përgatitë, mbi bazën e kësaj dhe punës në terren, është fakt që ne në këto zgjedhje jemi të hendikepum as Thaçin e as Veselin. Por, kjo është shndërru në mobilizim.

Mbetet me pa kur numërohen votat, por po them që jemi optimist po punojë që PDK të delë mirë, gjithmonë partitë hynë në garë për të dalë të parat”, ka thënë Hamza në Kanal 10.

Ai ka shtuar se mesazhi kryesor i PDK-së është “Rimëkëmbje”, që të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik./Indeksonline