75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 05 Mars 2026 / P M

Hamza: Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se pavarësisht zhvillimeve, do vendosin nëse do të hyjnë ose jo në sallën e kuvendit nëse do të krijohet mundësia për të hedhur në votimin çështjen e presidentit/es.

Hamza pati dhe një përgjigje në atë kur u pyet se çka ndodh nëse nuk kandidohet edhe një emër për president, pasi që deri tani është vetëm emri i Glauk Konjufcës, por që nuk e krijojnë mundësinë për t’u thirrur seanca për votim, pasi që duhet dhe një kundërkandidat.

“E pra, çfarë do të ndodhë, t’ia lëmë kohës, ashtu që mos të paragjykoj. Ndoshta partia ka të tjerë, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidatë”, tha Hamza

A u pyet edhe a do të hyjë në sallë PDK-ja?

“Merret vendimi në bazë të zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.