75 Mall Live Search
18:16 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / b l

Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës, në dy ditët e ardhshme shpalosim programin

Kryetari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme do ta shpalosë programin qeverisës.

Programin, Bedri Hamza e quajti “garanci për një jetë më të mirë”.

“Kosovës i duhet stabilitet dhe jo drama politike. I duhet drejtim i qartë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës. #PDK130”, shkroi ai në një postim në Facebook.