75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 14 Janar 2025 / mp

Hamza: Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza  ka premtuar se në muajt e parë të qeverisjes së tij pagat në sektorin publikë do të rriten 50 %.

Ai këto premtime I ka bërë përmes një video-mesazhi. “Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civile dhe është shpërblim I duhur për shërbimin e tyr ndaj shtetit dhe qytetarëve. Po ashtu, nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro. Ky është zotimi im i dytë”, ka thënë Hamza