75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 06 Mars 2026 / KV

Hamza në presidencë për konsultime rreth zgjedhjeve: Vendimi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Kryetari i Bedri Hamza ka arritur në presidencë për një takim konsultativ me presidenten Vjosa Osmani, ku pritet të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.

Para mediave, Hamza deklaroi se fillimisht do të shqyrtojë datat e propozuara, ndërsa theksoi se çdo vendim duhet të merret në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Ai theksoi se subjekti që ai drejton respekton Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Do t’i shikoj cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me rendin kushtetues dhe rendin ligjor dhe ne jemi parti që e respektojmë rendin kushtetues dhe ligjin”, deklaroi Hamza.