Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka nënshkruar peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë.
Përmes në njoftimi në Facebook, Hamza tha është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra.
Postimi i plotë:
Sot e nënshkrova peticionin kombëtar në mbështetje të presidentit Thaçi, kryetarit Veseli, bacës Jakup, Rexhës dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë.
Është detyrë e secilit prej nesh që t’u qëndrojë pranë atyre që kontribuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë. Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë.

