10:39 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hamza: Nëse dëmet që u shkaktuan në ekonomi nga COVID-19 s’adresohen urgjentisht, impakti do të jetë afatgjatë

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza  deklaroi se gjendja e krijuar nga COVID-19, përveç humbjes së jetës së njerëzve ka shkaktuar edhe dëme e ndikimi negativ në ekonomi dhe nëse kjo çështje nuk adresohet urgjent, impakti dhe ndikimi do të jetë afatgjatë.

“Derisa në shumicën e vendeve anembanë botës urgjent është intervenuar në ekonomi nga 5 deri n2 10% në bruto produktin vendor tek ne nuk ka ndodhur. Qeveria e kaluar ka aprovuar një buxhet edhe pse ishte diskutuar dhe aprovuar pas shpalljes ë pandemisë  nuk ka përfshirë fonde që kishin me qenë të nevojshme për adresimin e kësaj çështje. Për më tepër e dimë se si është proceduar dhe aprovu.PDK duke u bazuar në situatën e krijuar ka qenë subjekti i parë politik që ka proceduar në Kuvend, Projektligjet më qëllim që të adresojmë këtë çështje dhe kemi qenë të hapur të pranojmë edhe propozime te kritikat”, tha Hamza, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu shtoi se nuk ka ekzistuar vullneti politik.

“Këto projektligje parashohin ndihmë për sektorët  e ndryshme. Bizneset u ndihmuan me një pagë simbolike 170 euro e ka momente kur janë bërë selektive. Pyetja është si do të bëhet pagesa për muajt e ardhshëm, pra për maj edhe tutje. Pa u adresuar përmes ligjit, kjo është e pamundur. Shumë kategori nuk janë përkrahur fare, siç janë pensionistët kontribut dhënës, kategoritë e dala nga lufta. Bizneset nuk i kanë pranuar paratë për bizneset e tyre operative. Edhe pse Pako e vonuar, edhe jo gjithëpërfshirëse dhe jo me bazë të qartë legale. Vendimet edhe kur kanë momente të caktuara dhe qëllimin e mirë do të jenë ligjore”, shtoi ai./Indeksonline/