75 Mall Live Search
15:11 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / Z S

Hamza: Nesër e mbyllim fushatën duke hapur një kapitull të ri për Kosovën – bashkohuni me ne

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, ka njoftuar se nesër do ta mbajnë tubimin mbyllës të fushatës.

Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet në AMC HALL, duke filluar nga ora 17:30.

“Fushata jonë është për punëtorët që kërkojnë dinjitet, për të rinjtë që duan shpresë, për familjet që meritojnë siguri dhe për një Kosovë që ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Bashkohuni me ne. Le ta mbyllim fushatën me pozitivitet, ashtu siç do ta hapim fitoren tonë! Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza.

May be an image of basketball and text that says '#PDK130 Tubimi permbyllës E SHTUNE 27 DHJETOR ORA: 17:30 AMC HALL PRISHTINE PERPARA.'