75 Mall Live Search
19:54 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Hamza nga Skenderaj: E dimë çfarë i duhet Kosovës,e dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë

Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka publikuar foto nga tubimi masiv i PDK-së në Skenderaj.

Ai është shprehur se e dinë çfarë i duhet Kosovës e dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë.

”Shumë entuziazëm dhe energji në Skenderaj. Shumë vullnet dhe besim për Kosovën që mundet ma mirë. E dimë çfarë i duhet Kosovës. E dimë drejtimin që duhet ta marrë vendi ynë”, ka shkruar Hamza.

Mund të jetë një imazh i 1 person, turmë dhe teksti

Drenica është vendi i duhur për ta marrë energjinë e nevojshme për fitoren tonë, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/