75 Mall Live Search
22:31 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

Hamza njofton se kanë përfunduar punimet në dy rrugë të rëndësishme në Mitrovicë: Realizim i premtimeve elektorale

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve në dy rrugë të rëndësishme në qytet “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”.

Sipas tij, këto rrugë kishin mbetur të harruara për vite me radhë, duke ekzistuar vetëm në plane të parealizuara.

“Mitrovica ka pritur gjatë për këto dy rrugë. Tani i kemi përfunduar,” tha Hamza.

Ai theksoi se çdo projekt i përfunduar është një dëshmi e angazhimit të qeverisjes lokale dhe një hap përpara për qytetin.

“Mitrovica po rikonfirmohet si qytet i punës, me një qeverisje që realizoi më së shumti premtime elektorale në Kosovë,” shtoi ai.

Hamza premtoi se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë dhe se qyteti do të ecë përpara së bashku me qytetarët e tij.