75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / S Z

Hamza pas dorëheqjes së Krasniqit: Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, e drejtoi partinë në periudhat më të vështira

Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke e cilësuar këtë vendim si “një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në”.

E lidhur me këtë ka reaguar Bedri Hamza, i cili ka falenderuar Krasniqin për kontributin e që e ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së.

Hamza ka thënë se  Krasniqi me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, e drejtoi partinë në periudhat më të vështira.

“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira. Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK-në, miku im! Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK-së dhe garancia e suksesit tonë”, ka thënë Hamza.