12:37 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Hamza, PDK: Koalicioni i shpresës i LDK-së dhe LVV-së, koalicion i dëmtimit të interesit të vendit

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Projektligjit për buxhetin e vitit 2021 ka thënë se PDK-ja do të votojë pro këtij projektligji.

Ai ka thënë se me këtë veprim ata nuk po e përkrahin Qeverinë e Hotit, por po votojnë që të mos e bllokojnë vendin dhe të mos e rrezikojnë sigurinë kombëtare.

“Këto parti politike, përjashto Partisë Demokratike realisht i kanë bërë sherr këtij kuvendi, i kanë dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe interesat e vendit. Kanë ardhë me shumë premtime shumë pompoze, shumë të mëdha që do të jenë koalicion i shpresës. Doli që janë koalicion i dëmtimit të interesit të vendit”, tha Hamza.

Sipas Hamzës, Qeveria e Hotit po t’i kishte numrat do ta aprovonte buxhetin me kohë dhe nuk do ta sillte vendin në këtë situatë si pasojë e mungesës së fuqisë politike. “Ne kemi qenë opozitë e partive politike në pushtet, jo e shtetit, jo e interesave të qytetarëve”, përfundoi Hamza.