Hamza pranë transferimit te Barça
Barcelona është pranë nënshkrimit të njërit prej talenteve më të shkëlqyer në futbollin afrikan. Klubi është në negociata për të sjellë sulmuesin egjiptian Hamza Abdelkarim këtë janar, i cili bëri përshtypje në Kupën e Botës nën 17 vjeç në Katar.
Bisedimet kanë përparuar për rreth tre javë dhe se ka optimizëm se një marrëveshje do të finalizohet pavarësisht interesit nga shumë klube evropiane.

Bayern Munich u përpoq ta nënshkruante supertalentin këtë verë. Megjithatë, oferta u refuzua nga klubi i tij, skuadra egjiptiane El Ahly, kështu që sulmuesi mbeti në vendin e tij duke pritur Kupën e Botës nën 17 vjeç.
Ishte ky turne ku lojtari shkëlqeu vërtet, duke fituar çmimin MVP në disa ndeshje dhe duke lënë mbresa me aftësinë e tij për të shënuar gola fantastik.
Hamza Abdelkarim do të mbushë 18 vjeç këtë janar, kështu që ai mund të nënshkruajë lehtësisht me Barcelonën, dhe detajet e marrëveshjes tani po finalizohen.
Ai shënoi disa gola spektakolarë në Kupën e Botës U-17 dhe vazhdimisht ka qenë golashënuesi më i mirë në radhët e të rinjve të klubit të tij.
Vetëm 17 vjeç, ai ka debutuar tashmë me ekipin e parë./Indeksonline/

