Hamza prezanton programin qeverisës: Pagat do të rriten për 50%
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se me dinjitet do të udhëheq Kosovën drejt zhvillimit.
Duke falënderuar Memli Krasniqin, familjen e tij dhe PDK-në, për mbështetjen e pafund, Hamza u shpreh qe ndjen krenari dhe përgjegjësi të madhe të përfaqësojë partinë e krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Ne tani po nisim një rrugëtim të ri. Me dy fjalë: ma mirë! Kjo është për çfarë bëhet fjalë: të bëhemi më të mirë dhe ta bëjmë Kosovën më të mirë” tha Hamza.
Nën sloganin “Kosova mundet ma mirë”, Hamza u shpreh se është i gatshëm të arrijë rezultate konkrete.
Hamza tha se kanë gati programin qeverisës, me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke ndihmuar bizneset të krijojnë vende të reja të punës, shkruan IndeksOnline.
“Bizneset e vogla, me qarkullim nën 10 mijë euro, do t’i lirojmë nga tatimi. Do ta eliminojmë tatimin doganor për importimin e veturave elektronike” ka thëmë Hamza.
Ai tha se pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen, ato nga 400 deri në 800 do të tatohen 8% ndërkaq ato deri në 1 mijë euro, 10%. Ai tha se do të rritën pagat në sektorin publik, për 50%.
“Pensionet do të rriten 50%. Njëjtë si veteranëve të luftës. Pensionistëve nuk do t’iu kushtëzohet ose pensionin e tyre ose të dëshmorit të familjes. Do të marrin edhe pensionin e vet edhe atë të dëshmorit.”
KËTU mund të lexoni programin e plotë qeverisës: