Hamza pritet në Departamentin e Shtetit, në Amerikë
Ministri në largim i Financave, Bedri Hamza, në kuadër të vizitës në Shtete të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë, Larry McDonald.
Hamza njoftoi McDonaldin për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar, me stabilitetit makro-fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik në të ardhmen.
Hamza falënderoi Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe institucioneve të tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës.
McDonaldi shprehu zotimin se edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike.
“Po ashtu z. McDonald përgëzoj ministrin Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur t’i sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si edhe masat fiskale të marra këta dy vjet për sektorin privat”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.