Hamza priti në takim ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim miqësor ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në nivel vendi.
Kryetari Hamza e informoi ish-Presidentin Moisiu për sfidat dhe të arriturat në komunë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetari Hamza falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në funksion të përparimit dhe stabilitetit rajonal.