75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / Z S

Hamza: Shqipëria mbetet zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, e ka zhvilluar një takim me kryediplomaten e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Hamza pas takimit tha se Shqipëria ka qenë dhe mbetet zë i Kosovës.

Postimi i plotë:

Një takim i përzemërt me kryediplomaten e Shqipërisë, që me përkushtim po i jep mbështetje Kosovës kudo në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria ka qenë dhe mbetet zëri ynë aty ku ne nuk jemi.

E mirëpres gatishmërinë për ndërtimin e një agjende të përbashkët strategjike mes dy vendeve tona, përballë sfidave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faleminderit qeverisë shqiptare që pareshtur e ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe përpjekjeve për rishkrim të historisë nga Gjykata Speciale në Hagë./Indeksonline/