21:57 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Hamza: S’mundesh me shkarku një bord me një Raport të Auditimit të vitit 2018

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike nga qeveria Kurti dhe emërimet e reja.

Ai ka thënë se në këto raste duhet të respektohen procedurat ligjore.

“Asnjë rast ku ka pas mungesë të përformancës në qeverisjen tonë unë nuk e mbrojë dhe as s’i dalë në mbrojtje. Për më tepër ka borde që fare s’i kam votu, pavarësisht që i kam njoft privatisht, pasi që s’më kanë bind për më udhëheq.

Përtej asaj që janë shkarku bordet, nëse edhe respektohet procedura ligjore është në rregull. Ato e përcakton procesi gjyqesor.

S’mundesh me shkarku një bord me një raport të auditimit të vitit 2018 nëse ai anëtar është emëru në vitin 2019.

Përtej kësaj është mënyra e emërimit, p’e shmangum pjesën e ngjyrimit politik, kam nevojë me qenë konfort me situatën kur një i emëruar i ka kualifikimet e nevojshme, pervojën, ka eksperiencë në qeverisje dhe mbi të gjitha e di çfarë është qeverisja koorporative.

Pa paragjyku, po i lumtur kisha me qenë që me pa përmirsim të afarizimit të këtyre ndërmarrjeve”, ka thënë Hamza, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se bordet e përkohshme ka të drejtë qeveria t’i emërojë, por s’ka të drejtë, por s’ka të drejtë të shkel nenin për ndërmarrje publike.

“Kush është ai që ti nëse emërohesh për 6 muaj, mundesh me ba ndryshime, plan të biznesit për një kompani kur e di që je 6 muaj në një periudhë 4 vjeçare, është problematike. Emërimet duhet të bëhen me ligj dhe me njerëz kompetentë”./Indeksonline