Hamza takohet me istogasit: Qeverisja do të jetë bashkë me qytetarët

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Istog.
Atje, ai u takua me përkrahës të PDK-së dhe qytetarë të shumtë të cilët iu bashkuan takimit për të marrë më shumë informacione mbi programin qeverisës, shkruan IndeksOnline.
Pas takimit, Hamza u shpreh se edhe istogasit po i bashkohen përpjekjes së PDK-së për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Qeverisja ime do të jetë bashkë me qytetarët, anembanë, kudo që ata jetojnë. Përpjekjes sonë për ta bërë Kosovën më të mirë po i bashkohen edhe qytetarët e Istogut!” shkroi Hamza në Facebook.