Hamza takon ambasadorin gjerman, temë diskutimi zgjedhjet e jashtëzakonshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Po ashtu temë diskutimi ishte edhe heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt.
Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.
Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike./Indeksonline/

