75 Mall Live Search
08:45 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / MSH1

Hamza tregon se çfarë i kërkuan amerikanët: Duan partnerë të parashikueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë ishte i ftuar në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ku shpalosi planet e tij qeverisëse, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndër të tjera, ai foli edhe rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët.

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pasë dhe partner”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.