Hamza: Uroj që Fitër Bajrami t’iu sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familje

Bedri Hamza ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajram.
Ai ka thënë se kjo ditë forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit.
“Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin. Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar. Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja!”