75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / k.v

Hamza uron për 17-vjetorin e pavarësisë: Ata që vunë themelet e lirisë, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hamza ka përmendur krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Postimi i plotë:Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre.

Me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë.Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë.KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!