75 Mall Live Search
18:07 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / S Z

Hamza zbulon sloganin e fushatës: Bashkë. Përpara.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Hamza, në një postim në Facebook, është shprehur se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe se vendit duhet t’i ipet një e ardhmen që e meriton.

“Bashkë. Përpara. Ky është slogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara. #PDK130”, ka njoftuar Hamza.