10:47 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Han i Elezit: Gjen katër thasë marihuanë në punëtorinë e tij, lajmëron policinë

Një dëshmitar ka raportuar se në brendi të punëtorisë së tij kishte gjetur 4 thasë me substancë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit.

Njësitë e antidrogës në vendngjarje kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 32 kilogramë e 131 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit është intervistuar dëshmitari.