75 Mall Live Search
16:29 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hana Noka me një video, tregon historinë e shqiptarëve

Shqiptarja e suksesshme në SHBA, Hana Noka i është bashkangjitur artistëve tjerë shqiptarë për ta promovuar sa më shumë historinë shqiptare.

Ajo në rrjetin social Instagram, ndau një video ku përmes saj tregon historinë e shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Hana përmend edhe mbretëreshën Teutë e Skënderbeun, e nuk ka sesi të harrojë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë që Hana ka prejardhje nga Kosova, dhe prej vitesh është zhvendosur në Los Angeles.