75 Mall Live Search
09:14 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / C E

Handanovic po plaket, ky pritet të jetë portieri i ardhshëm i Interit

Interi është duke kërkuar trashëgimtarin e Samir Handanovic.

37 vjeçari do të jetë edhe këtë sezon gardiani kryesorë i portës së kampionëve të Serie A.

Drejtuesit e klubit janë duke monitoruar tregun e portierëve për sezonin e ardhshëm.

Zikaltërit janë të interesuar për të nënshkruar me portierin e Ajaxit, Andre Onana.

Kamerunasi është i suspenduar deri më 4 nëntor për shkak të dopingut derisa kontrata e tij përfundon me 30 qershor 2022.

Për të interesim ka shfaqur edhe skuadra e Lyonit. /IndeksOnline/