75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / F.R

Hande Erçel ‘flet’ pas ndarjes me Hakan Sabanci, ja reagimi i saj

Romanca trevjeçare mes aktores së njohur turke Hande Erçel dhe biznesmenit të pasur Hakan Sabancı ka marrë fund, duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe spekulimesh në media e rrjete sociale.

Që prej ditës kur lajmi u bë publik, u përfol për arsye të ndryshme – nga tradhtia, deri te tensionet me familjen Sabancı.

Në qendër të aludimeve ka qenë veçanërisht nëna e Hakanit, Arzu Sabancı, e cila sipas mediave turke nuk e ka miratuar kurrë seriozisht lidhjen e djalit me aktoren e famshme.

Ndërkohë që fansat prisnin një deklaratë zyrtare nga çifti, vetë Hakan Sabancı doli me një reagim ku mohoi kategorikisht se ndarja kishte ndodhur për shkak të tradhtisë, duke i quajtur këto thashetheme të pabaza.

Mbrëmë, Hande Erçel u shfaq në një event festiv dhe nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve. E zënë në befasi, aktorja vendosi të mos zbulojë detaje mbi fundin e marrëdhënies së saj:

“Nuk do të flas, miq. Nuk do të flas këtu,” – tha ajo shkurtimisht, duke lënë të nënkuptohet se për momentin nuk dëshiron të ndalet te jeta e saj private.

Çifti, që për një kohë të gjatë ishte ndër më të komentuarit e showbiz-it turk, kishte planifikuar madje edhe një të ardhme së bashku, por si duket tani kjo histori dashurie ka marrë fund papritur.