14:59 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hani djath çdo ditë për të mbrojtur shëndetin e zemrës

Nëse je adhurues i djathit, do të mirëpresësh krahë hapur rezultatet e këtij studimi të ri. Hulumtuesit sugjerojnë se ngrënia e rreth 40 gram djathë çdo ditë mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.

Studiuesit sugjerojnë se të hahet një sasi e vogël e djathit çdo ditë mund të sjellë përfitime për shëndetin e zemrës.

Këto gjetje të reja vijnë nga një analizë e 15 studimeve vëzhguese që shqyrtuan efektet e djathit në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), transmeton Indeksonline.

Bashkë-autori i studimit, Li-Qiang Qin i cili punon në Departamentin e Ushqimit dhe Higjienës Ushqimore në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Soochow në Kinë, raportuan rezultatet e tyre në revistën “Journal of Nutrition’.

Ndërsa djathi përmban disa lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin si kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12, gjithashtu ka përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterolit dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes.

Studimi i ri, megjithatë, sugjeron që ky produkt qumështor popullor mund të ketë efekt të kundërt në shëndetin kardiovaskular./Indeksonline/