“Hani e pini me karar”, Haaland i përgjigjet Guardiolës
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte i ashpër me futbollistët e tij në prag të festave të fundvitet.
Tekniku spanjoll iu ka kërkuar atyre që të hajnë dhe pijnë me karar gjatë festave, për të mbajtur formën fizike, shkruan IndeksOnline.
”Çdo lojtar ka një peshë për të respektuar. Ata kthehen në datën 25 dhe unë do të jem atje për të kontrolluar sa kilogramë kanë shtuar, nëse kanë shtuar peshë. Ata mund të hanë, por unë dua t’i kontrolloj. Imagjinoni që një lojtar është në gjendje të përsosur fizike, por kthehet me tre kilogramë më shumë. Ai do të qëndrojë në Mançester. Ai nuk do të udhëtojë në Nottingham Forest.”, kishte deklaruar Guardiola ditë më parë.
Sot sulmuesi norvegjez, Erling Haaland i është përgjigjur me humor trajnerit të tij.
Ai ka postuar një fotografi nga palestra, ku shihet duke bërë matjen e peshës, pas rikthimit në stervitje.
“Gjithçka është në rregull!”, bëri shaka sulmuesi norvegjez në rrjetet sociale, duke shfaqur 94.4 kg në peshoret e klubit./IndeksOnline/

