75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hani i Elezit edhe pas tri vitesh të ndërtimit të çerdhes së vetme nuk arriti ta funksionalizoj

Komuna  e vogël e Hanit të Elezit, është ndër të vetmet mbase që nuk ka të përfshirë në edukimin parashkollorët fëmijët e kësaj komune.  Ndonëse ka tri vite që është ndërtuar kopshti i vetëm në këtë komunë, ai ende vazhdon të mos jetë funksional.

Pikërisht për këtë çështje sot kanë diskutuar në takimin që kanë pasur mes tyre Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj  dhe  kryetari i  Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Suma, ndër të tjera, shprehu shqetësimin e tij për mos përfshirjen e fëmijëve të kësaj komune në edukimin parashkollor. Ai theksoi se e vetmja çerdhe, e cila është ndërtuar nga komuna, ka tri vite që është e gatshme dhe e pajisur, por në mungesë të buxhetit dhe mungesë të stafit, ende nuk është funksionale, edhe pas shumë përpjekjeve të Komunës.

Në anën tjetër ministri Likaj theksoi se përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor është vendosur si një nga prioritetet kryesore, prandaj theksoi gatishmërinë e tij që të shtyjë përpara proceset që kjo çerdhe të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.