75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Hani i Elezit mund koronavirusin, rasti i fundit rezulton negativ

Ka rezultuar negativ personi që u testua dy herë radhazi për COVID-19 në Han të Elezit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës, Refki Suma, i cili është njoftuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK se me metodën RT-PCR, pas testimit të bërë dje dhe ritestimit sot, rasti i fundit me koronavirus ka rezultuar negativ.

“Urime për të gjithë të shëruarit dhe një falënderim i sinqertë për disiplinën e treguar dhe sakrificën e tyre me qëllimin më të mirë për të mbrojtur banorët e tjerë nga infektimi.

Të urojmë që mos të kemi raste tjera dhe këtë mundë ta arrijmë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës”, u tha në njoftimin e kësaj komune, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ut ha se angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve, Stafi i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, Policia e Kosovës, IKSHPK-ja dhe të gjithë atyre që në këto rrethana kontribuan dhe po reflektojmë padyshim në suksesin e synuar.

“Të gjithë banorëve të Komunës së Hanit të Elezit, Faleminderit për bashkëpunimin dhe jemi shumë afër ta fitojmë edhe këtë sfidë të quajtur Virusi COVID-19,vazhdojmë me kujdes të shtuar, duke ruajtur njëri-tjetrin që mos të kemi raste të reja”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/