Hani i Elezit shembull, nga 9 drejtori, 5 drejtohen nga femrat!

Komuna e Hanit të Elezit i ka tejkaluar gjitha komunat sa i përket barazisë gjinore.
Nga gjithsej 9 drejtori sa ka kjo komunë, 5 drejtohen prej femrave.
Ky zotim është bërë edhe në fushatën zgjedhore nga kryetari aktual, Mehmet Ballazhi.
Së fundmi, Arbenita Bajramaliu është emëruar drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.
