75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 14 Tetor 2025 / A

Hani i Elezit “të zotë”, përfundon i pari numërimin e votave për asamblistë – del lista e plotë!

Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar e para procesin e numërimit të votave për asamblenë komunale, pas zgjedhjeve të 12 tetorit (pa votat e diasporës dhe ato me kusht)

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e para me gjithsej 1,786 vota, duke siguruar epërsi ndaj subjekteve tjera.

Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje, me kandidaturën e Medina Imishtit, që ka marrë 1,063 vota. Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 919 vota, ndërsa në fund të renditjes është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 894 vota të fituara.

Pritet që në orët në vijim të konfirmohen edhe rezultatet përfundimtare dhe ndarja e mandateve në kuvendin komunal. /Indeksonline/

May be an image of blueprint and text
May be an image of blueprint and text
May be an image of blueprint and text
May be an image of blueprint and text