Hani këto fruta, u ndihmojnë të humbni peshë
Portokallet, dardhët, avokadot, shegët…janë të gjitha të pasura me fibra dhe të japin ndjesinë e ngopjes.
Por këto fruta nuk janë të vetmet që ju ndihmojnë të humbisni ca kilogramë. Këto këshilla ju duhen sidomos në këto ditë ëmbëlsirash prandaj mos i neglizhoni.
Frutat, nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë dietës së përditshme. Për shembull, mollët, dardhët, kajsitë apo pjeshkët, risin volumin e tyre në stomak dhe bëjnë të të kalojë nevoja për ushqim.
Ndërkaq, fibra si pektina, që gjendet në këto fruta, ngadalëson procesin e përthithjes së sheqernave. Mos harroni as frutat e pyllit, me gjithë çmimin pak të kripur që kanë.