23:56 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Hani këto ushqime, për të parandaluar gërhitjen

Mënyra se si flini dhe nëse do të shihni ëndrra të mira apo të këqija varet kryesisht nga ushqimi që hani para se të shkoni në shtrat. Prandaj ekspertët rekomandojnë që të shmangni gjithmonë ëmbëlsirat në mbrëmje, sepse sheqeri fillon të veprojë në trupin tuaj vetëm pas disa orësh.

Kjo vlen dhe për gërhitjen. Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, Një ndikim kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Para se të shkoni në shtrat, hani agrume – limon, grejpfrut, portokall ose mandarinë, sepse ato janë të pasura me vitaminë C, e cila rregullon gërhitjen.

Dhe mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi dehidratohet, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Prandaj, është e nevojshme që të konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.

Gjithashtu edhe erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi, i kuq dhe xhenxhefili mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.